
Policia e Ballshit ka vënë në pranga tre persona të cilët një ditë më parë dhunuan fizikisht një 57-vjeçar, duke e lënë të shtrirë përtokë në gjendje të rnëdë shëndetësore.
Policia njofton se në pranga janë vënë autorët F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.
Ndërsa i plagosuri me iniciale P. S. ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)