Beqiri në delir, boksieri në gjysmëfinale, siguron medaljen e bronzit në Botëror

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 21:51 | Sporte të tjera
Beqiri në delir, boksieri në gjysmëfinale, siguron medaljen e

Alban Beqiri preku sot në Beograd qiellin e shtatë, pasi është zyrtarisht në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror për Amatorë që po zhvillohet në Serbi, duke siguruar të paktën një medalje bronzi.

Boksieri pukjan mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Ishaish në duelin e peshave 67-71 kg, duke fituar me rezultatin 4-1, duke treguar superioritet të theksuar në teknikë ndaj një kundërshtari që kishte mundur dy herë kampionin olimpik, kubanin Sotolongo.

 Kjo ishte fitorja e katërt e Beqirit, i cili është pjesë e skuadrës së Tiranës. Më parë, shqiptari kishte fituar edhe kundër Maina nga Kenia Banis nga Lituania dhe Chambers nga Panamaja.

https://a2news.com/2021/11/01/boterori-i-boksit-nje-fitore-larg-bronzit-beqiri-kualifikohet-mes-8-me-te-mireve/

Luftëtari kuqezi mban edhe brezin e kampionit të Ballkanit dhe shpreson që me këtë sukses që tani historik për boksin shqiptar, ta vazhdojë karrierën  edhe në arenën më të rëndësishme ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos