Berat, djali voton për nënën e verbër

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 17:31 | Aktualitet

Në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” kanë votuar edhe personat me aftësi të kufizuara. Një djalë 20-vjeçar ka shoqëruar nënën e tij drejt fletëve të votimit. Pas nënshkrimit të një deklarate, ai është lejuar që të votojë së bashku me nënën e tij. Për A2, ai thotë se e ka shoqëruar gjithmonë nënën e tij në zgjedhjet e fundit. Në fletët e votimit nuk ka shkrime specifike për të verbrit në mënyrë që të votojnë vetë. Ata shoqërohen nga persona familjarë në çdo proces zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos