Kryeministri Rama voton në Surrel: Mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin Atdhe

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 10:50 | Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në qendrën e votimit në Surrel. Pasi ushtroi të drejtën për të votuar, kryeministri tha përpara gazetarëve se të gjithë qytetarët duhet të dalin në votime, por pa harruar që jemi një familje e të njëjtit Atdhe. “Sot është një ditë e bukur me diell fantastik. Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj atyre që me votën e vet shprehin një opinion tjetër. Mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos