Berisha: Basha nuk kreu atëvrasje politike, por vrau Partinë Demokratike

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 21:49 | Politikë
Berisha: Basha nuk kreu atëvrasje politike, por vrau Partinë

Sali Berisha u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot nuk kreu atëvrasje politike, por kreu vrasjen e Partisë Demokratike.

“Ky vendim e bën PD-në satelit të Edi Ramës. Basha ka marrë një vendim fatal. Sigurisht që i ka shpëtuar sanksioneve, por Basha i ka dhënë goditje fatale partisë. Lulzim Basha nuk kreu atëvrasje, por kreu vrasjen e Partisë Demokratike”, tha Berisha në “Opinion”.

https://a2news.com/2021/09/09/basha-berisha-perjashtohet-perkohesisht-nga-grupi-parlamentar-i-pd/

“Nuk mund të jesh pro-amerikan apo pro-evropian pa sovranitet”, shtoi Berisha.

“Janë me mua shumica e demokratëve, të cilët që të gjithë janë pro-amerikanë sa Lulzim Basha. Nuk mund të konceptoj që në një vend tjetër, mbi baza lobimi korruptiv, të marrë një vendim ndaj një njeriu që ka 8 vite në opozitë”, theksoi Sali Berisha.

“PD-ja do të “ziejë” fuqishëm”, theksoi ish-kryeministri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/09/berisha-pas-perjashtimi-nga-grupi-i-pd-basha-duhet-te-jepte-doreheqjen-para-vendimit-i-kercenuar-nga-rama-e-soros/

A2 CNN Livestream

Latest Videos