Berisha fton demokratët në veprim: Ju pres në Partinë Demokratike për të vazhduar betejën kundër të keqes

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 13:22 | Politikë
Berisha fton demokratët në veprim: Ju pres në Partinë

Një ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit, ish-kryeministri Sali Berisha ka një mesazh për demokratët dhe i fton ata në veprim për të vazhduar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë. Në postimin në rrjetet sociale, Berisha shkruan se me mbledhjen e Kuvendit të djeshëm iu dha përgjigjja më dinjitoze dhe më madhështore fushatës linçuese kundër të tij.

“Të dashur demokrate dhe demokratë! Kohët e fundit kanë qenë të mundimshme dhe të vështira për Partinë Demokratike. E di që shumë prej jush kanë dyshuar, ndoshta edhe janë trembur për shkak të fushatës së fuqishme linçuese që është mbajtur kundër personit tim dhe lëvizjes së Foltores. Megjithatë, ne të gjithë së bashku, delegatë dhe militantë u dhamë përgjigjen me dinjitoze, me të bukur dhe më madhështore dje nëpërmjet mbledhjes historike të Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të Partisë Demokratike thirrur nga Delegatët. Sot nuk është me koha e dyshimit, sot është koha e veprimit. Ju pres të gjithëve në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tonë të përbashkëta, Partinë Demokratike, për të vazhduar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinw tonë të dashur”, shkruan Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos