Hakmarrja e Bashës, Kryesia do kërkojë shkarkimin e Palokës dhe të tjerëve që ishin në Kuvendin e “Foltores”

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 21:45 | Politikë
Hakmarrja e Bashës, Kryesia do kërkojë shkarkimin e Palokës

Burime nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike bëjnë me dije se ditën e nesërme do t’i kërkohet Këshillit Kombëtar shkarkimi i kryetarit të këtij këshilli Edi Paloka, i cili hapi fjalimet në Kuvendin e së shtunë së thërritur nga ish kryeministri Berisha.

Gjithashtu, Këshillit Kombëtar do t’i propozohet dhe shkarkimi i anëtarëve të tjerë që kanë shkelur vendimin e Kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Mes anëtarëve që do të pësojnë nga hakmarrja e Bashës janë dhe krerët e degëve që nuk ishin një ditë më parë dhe 4 sekretarët Ivi Kaso, Belind Kellici,  Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos