
Me tone kritike ka folur deputeti Agron Gjekmarkaj në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, për zhvillimet e fundit në Kuvendin e thërritur nga Sali Berisha.
Deputeti demokrat u shpreh se përjashtimi i anëtarëve që ishin pjesë e Foltores nuk është zgjidhje dhe kërkoi nga Basha që të gjendet motivi se pse e saj zunë vend. Ai e kritikoi kreun e PD dhe për mënyrën si e ndërmori vendimin më 9 shtator për përjashtimin e Berishës.
“Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat janë të gjithë në anën e Kryetarit! Çdo lider do ja kishte zilinë kësaj dite. Tani le të kthehemi tek problemi, duam një parti për vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj, një më të bashkuar, një PD të madhe apo ënde një më të madhe për të ardhur një ditë në pushtet! Për këtë duhet ende eksploruar çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për të shmangur ketë dramë në të cilën është PD ! Unë nuk di në përfaqësojmë ne shumicën apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me një grup të vogël dhe na i lexoni këtu unë e refuzoj këtë logjikë. Por di që demokratët sonte janë kokulur sepse e shohin partinë e tyre më të përçarë se kurrë! Ndëshkimi është i lehtë, por se di në është i duhuri. Z Basha ju keni marrë vendimin e duhur me 9 shtator por në mënyrën e gabuar! Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vetë përgjegjësinë para historisë, në do te behet antiamerikanë, antiperendimorë, antikombëtarë, të vetëshkaterrohet dhe nëse e duan se ndal dot. Duhet të pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje, Sali Berisha ditën e parë pati 30 mbështetës! Sot mijëra sepse ai doli bëri betejë ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin më datë 18 , ende nuk jemi mbledhë, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund te përgatitet një kuvend në pak ditë për t’ju imponuar shoqërisë”, u shpreh Gjekmarkaj. (A2 Televizion)