
Sali Berisha deklaroi se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u largua për aferat e kryeministrit Edi Rama.
“Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon, sepse ai u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo. Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port, derisa u vodh e gjithë kokaina. Kjo e tërboi Edi Ramën. Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini. E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot. Kështu që, ky u hoq për afera të Edi Ramës”, tha kreu i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)