
Kreu i PD-së, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, këtë të premte. Ai e akuzoi atë se ka fshirë të dhënat e policisë së shtetit, ndërsa theksoi se Rama është në hetim ndërkombëtar.
Ndërkohë, Berisha u shpreh më tej se kjo vjeshtë do të jetë e mbushur me protesta.
“Sali Berisha dhe PD-ja do të bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë vjeshtë grevash, protestash, revoltash paqësore, mosbindje civile. Ky është kushti më themelor për të kthyer vendin në normalitet. PD-ja është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është shumë e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e madhe”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)