Berisha me kandidatët për bashkitë: Rama i tmerruar mendon se po bllokon PD, ne u ngritëm nga hiri si feniksi

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 14:23 | Politikë
Berisha me kandidatët për bashkitë: Rama i tmerruar mendon se po

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Demokratike, ku i është rikthyer sërish vendimit të Gjykatës së Apelit, që duke rikthyer çështjen në themel në shkallën e Parë i pamundëson atij të marrë zyrtarisht çelësat e partisë, të paktën për momentin.

Duke i siguruar kandidatëve që për hapat e radhës, “partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju”, Berisha deklaroi se profili i tyre ” ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë”.

https://www.youtube.com/watch?v=LZRhikGToqU

Sipas tij, “Rama mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD e cila u ngrit si feniksi nga hiri, apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare e ndërkombëtare, dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në betejë në një monizëm të plotë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen”.

Berisha u rikthye edhe tek çështja McGonigal, duke cilësuar kryeministrin si “njeriu më i diskredituar në arenën ndërkombëtare, më i damkosur. Dhe kjo damkë do ta shoqërojë atë gjer ditën e fundit të jetës së tij. Do t’i mbetet njollë turpi pabesie në të gjithë kohërat. Skandali Rama-McGonigal dëshmoi në njërën anë armiqësinë e tij të hapur ndaj SHBA. E pagoi atë për të shkatërruar opozitën, në mënyrën më anti-kushtetuese, më të paimagjinueshme”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/04/berisha-sulmon-yuri-kim-perdori-gjithe-pushtetin-e-ambasades-se-shba-per-te-mbajtur-lulzim-bashen-ne-krye-te-pd/
https://a2news.com/2023/03/04/berisha-nuk-terhiqet-neser-dorezojme-te-gjitha-dokumentet-per-regjistrimin-e-pd-ne-zgjedhje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos