
“Edhe Basha, edhe Bardhi do të mbeten deputetë të PD-së. Kjo është parti e lirisë. Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, probleme të jashtëzakonshme, por jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por edhe belge. Derisa të provohet pafajësia në gjykatë... neni i prezumimit të pafajësisë vlen edhe për Bashën”.
Kështu u shpreh Sali Berisha nga selia e PD-së, këtë të hënë, duke ngritur akuza ndaj Lulzim Basha.
Megjithëse, ai thotë se Lulzim Basha ka probleme me drejtësinë, sërish thekson se do të mbetet pjesë e PD-së, po ashtu si edhe Gazmend Bardhi. (A2 Televizion)