
Berisha u shpreh nga selia e PD-së se më 18 dhjetor do të mbahet referendumi në parti për shkarkimin nga detyra e kryetarit, Lulzim Basha.
Berisha u shpreh se Basha ka kryer krim elektoral, pasi sipas tij u ka marrë kartat anëtarëve të Partisë Demokratike.
“U miratua një komision për të drejtuar referendumin, bazuar në punën e shkëlqyer që bëri komisioni i drejtimit të kuvendit. Po atij komisioni ju besua drejtimi i referendumit. Do të bëjmë gjithçka që të afrojmë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht, ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta, ua ka mbledhur kartat dhe nuk ua ka kthyer. Është plaçkitje dhe ngjitet në nivelin e krimit elektoral. Të gjithë do të votojmë”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)