Berisha paralajmëron grupimin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 18:50 | Politikë
Berisha paralajmëron grupimin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD i

Ai që prek flamurin PD i ka bërë hesapet shumë keq dhe këtë do ta shihni ditët e ardhshme. Këtë paralajmërim dha kryetari Partisë Demokratike Sali Berisha, pas njoftimit të grupimit të Alibeajt se nuk do të negociojë me Sali Berishën zgjedhjet e ardhme vendore. Në një deklaratë për mediat, para takimit me kryetarët e degëve të Tiranës Berisha u shpreh:

https://a2news.com/2022/11/01/serish-te-ndare-ne-zgjedhje-grupimi-alibeaj-njofton-se-nuk-ka-negociata-me-berishen/

“Statuti i 11 dhjetorit është kushtetuta historike e pathyeshme e PD së rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloji imagjinate kompetence për t'u shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej para alternativës “to be or bot to be”. Është themeli i saj ku është ngritur kjo forcë politike më e fuqishme se kurrë. Ky statut përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit por para saj leksionet historike që do marrë klika e Edi Ramës ose çeta e vjedhësve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë. Sot kam një takim me kryetarët e degëve të PD të Tiranës për të dhënë udhëzimet dhe për të diskutuar përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Sot zien urrejtja ndaj Ramës dhe bandës qeverisëse. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë të cilët janë një grup deputetësh u ftuan pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të garonin për çdo post në këto bashki dhe të paraqisnin kandidatura në përputhje me statutin të krijonin fraksione. Ata nuk duan as statutin as primaret e as fraksionet”.

https://a2news.com/2022/10/31/thellohet-percarja-opozita-ndahet-edhe-ne-komisionin-e-reformes-zgjedhore/

Grupimi brenda Partisë Demokratike që njihet tashmë si “Alibeaj” duket se do të shkojë i ndarë nga pjesa tjetër e partisë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në një deklaratë të lëshuar për mediat grupimi njofton se nuk do të ketë negociata me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos