“Nëse Veliaj largohet, vijnë zgjedhjet e parakohshme”

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 20:43 | Politikë
“Nëse Veliaj largohet, vijnë zgjedhjet e parakohshme”

Belind Këlliçi u shpreh në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se nëse Erion Veliaj do të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, shumë shpejt do të largohet edhe kryeministri Edi Rama, me anë të zgjedhjeve të parakohshme.

https://a2news.com/2022/10/31/a-mund-ti-shpetoje-hijes-se-sali-berishes-kellici-pergjigjet-ne-debat/

“Është e përfunduar ajo punë. Në momentin që Erjon Veliaj largohet nga drejtimi i Bashkisë Tiranë, unë e shoh që është çështje javësh apo muajsh largimi i Edi Ramës me zgjedhje të parakohshme. E kuptoni edhe vetë se çfarë momentumi politik është ky për opozitën, duke mos harruar kushtet në të cilat opozita po shkon në këtë betejë. Kjo është një betejë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e kryeqytetit dhe në këtë betejë të gjithë duhet të jemi të rreshtuar krah njëri-tjetrit”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/31/nuk-do-te-marr-vile-jashte-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos