Berisha paralajmëron Ramën: Nëse bllokon komisionin parlamentar për McGonigal, provokon destabilizim

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 17:29 | Aktualitet

Pas urimeve për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, lideri demokrat Sali Berisha sulmoi edhe një herë kryeministrin Edi Rama. “Situata në vend po bëhet gjithnjë e më kritike. Edi Rama deklaron se shkon në parlament kur të dojë, pavarësisht se Kushtetuta ka detyrime të qarta për detyrimet e kryeministrit ndaj parlamentit. Por po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje të qeverisë vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, ai me SMS drejton qeverinë, ai me SMS drejton Lindën në parlament. Faktikisht, ky është shndërruar në shtetin Linda-Belinda dhe padronit të tyre pa asnjë normë morale, politike dhe asgjë”, deklaroi ish-kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos