Berisha paralajmëron Vuçiç para vizitës në Tiranë: Sllobodani i ri do të pritet siç e meriton

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 21:53 | Aktualitet

Sali Berisha përsëriti edhe një herë thirrjen për protestën e ditës së hënën në Tiranë, me rastin e mbërritjes në vendin tonë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. “Sllobodani i ri, ish-Gëbelsi i Millosheviçit, do të pritet siç e meriton, me protesta, pasi vjen në kuadër të një projekti të aleancës që është kërcënim kombëtar për shqiptarët dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin”, tha Berisha. “Është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon dhe hapje ndaj influencës ruse mbi këtë zonë. Ndaj edhe ne do të qëndrojmë fuqishëm dhe do të mbrojmë interesin kombëtar. Jemi absolutisht për bashkëpunim të shkëlqyer, por sa herë na shkelen interesat kombëtare do të jemi në këmbë. I them Ramës jepi fund lojërave se do të marrësh vendin që meriton”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos