Berisha: Shkaku themelor i largimit të shqiptarëve, votimi fiktiv si në diktaturë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 12:20 | Politikë
Berisha: Shkaku themelor i largimit të shqiptarëve, votimi fiktiv si

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook, deklaroi se kryeministri Edi Rama “e ka shndërruar sistemin e votimit në një sistem fiktiv njëlloj si në diktatura” dhe, sipas Berishës, “ky është shkaku kryesor dhe më themelor pse shqiptarët mbushin gomonet në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit”.

“Në Shqipëri, problematikat shtohen çdo ditë, varfërimit dhe mjerimit të shqiptarëve u shtohet cinizmi i këtyre qeveritarëve me në krye Edi Ramën, i cili në këto momente kur jemi kthyer në kombin e gomoneve, është kryeministri më i kushtueshëm në botë. Shpenzon 22 milionë euro për 137 fluturime me çarter dhe si skuth si përgjigje ndaj këtij akti ka vetëm mashtrimin. Ai u deklaron shqiptarëve se udhëtimi i tij me çarter kushton sa gjysma e një bilete avioni me biznes-klas. Ai ka paturpësinë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë dhe të bëjë me ta, çdo gjë. Një fjalë e mençur thotë se kur nuk ke turp, thua dhe bën gjithçka. Në fakt sot kjo ndodh me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij”, deklaroi Berisha.

https://a2news.com/2022/10/31/berisha-kerkon-doreheqjen-e-rames-ka-shpenzuar-me-chartera-me-shume-se-byroja-komuniste/

“Edi Rama është një armik i egër i lirive të shqiptarëve. Ai e ka shndërruar sistemin e votimit në një sistem fiktiv njëlloj si në diktatura. Ky është shkaku kryesor dhe më themelor pse shqiptarët mbushin gomonet në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit. Shqiptarët janë rrokullisur sot të fundit për pagesat, për rrogat, për pensionet, për ndihmën ekonomike”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos