Buxheti 2023, Tabaku: Qeveria do të bëjë biznes me krizën

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 21:28 | Politikë
Buxheti 2023, Tabaku: Qeveria do të bëjë biznes me krizën

Vendi do të përballet me krizë konsumi, krizë prodhimi dhe rritje çmimesh. Këtë paralajmëroi deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në Intervistën me  Merita Haklajn teksa shprehu shqetësimet për buxhetin e vitit 2023, që sipas nuk i adreson këto kriza. Sipas Tabakut qeveria planifikon të bëjë biznes nga kriza, duke e mbytur ekonominë. 

“Në 8- 9 vite kam pasur vërejtje si qeveria e ka trajtuar çështjen e ekonomisë dhe nga pikëpamja e politikave fiskale dhe shpenzimeve dhe sot është e pamundur të japësh sugjerime se çfarë mund të bëhet më mirë. e shoh me shqetësim rritjen e taksave 130 milionë euro shtesë vijnë nga taksat qeveria planifikon të bëjë biznes nga kriza, pra nga rritja e çmimeve të marrë 380 milionë euro. Kur rrit gjobat takson shtresën e mesme profesionistët e lirë përdor amnistinë fiskale, ti e mbyt ekonominë. Ka një rregull të artë që kur u kërkon familjeve të shtrëngojnë rripin duhet ta shtrëngojë edhe qeveria. Do të kemi krizë konsumi, krizë prodhimi dhe rritje çmimesh që janë anashkaluar në buxhetin e këtij viti”.

Për Tabakun, shqetësimet kryesore janë korrupsioni, diskriminimi me projektet e infrastrukturës mes veriut e jugut dhe pavarësia e pushtetit lokal.

“Sot ekonomia ndodhet në situatë të tillë si pasojë e korrupsionit. Ka mbështetur familjet për energjinë dhe ndërkohë kërkon eurobond tjetër, po korrupsioni me këtë sektor u harrua? Për rindërtimin thanë që do të marrin 700 milionë kredi të buta dhe nuk kanë marrë  kanë përdorur eurobondin dhe kjo është korruptive. Në vend që të paguajnë interes 2% kanë bërë tendera paguajnë 3.75% dhe marrin borxh tjetër për të shlyer borxhin. Në masën 80% borxh për të shlyer borxhin. Janë 1 mld euro detyrime të prapambetura 5 herë më i lartë se në 2013. Borxhi po shkon në 100% të PPB në një vit krize por jo në shërbim të krizës. Ministrja pranoi që po shkon në 70% pa përmendur PPT dhe detyrimet  e prapambetura. Shqetësimi kryesor që kam ngritur ka qenë për infrastrukturën është diskriminimi për veriun në rritje projektesh për jugun, por nuk janë projekte konkrete  vetëm hapin tendera dhe i transferojnë kostot për vitin e ardhshëm. Një pjesë e madhe e kontratave zhvillohen në 3 muajt e fundit të viti kur s’duhet të ketë kontratë të re. 50 % e tyre zhvillohen këto 3 muaj. Shqetësim, pavarësia e pushtetit lokal, qeveria i ka dhënë të drejtë të konfiskojë disa bashki që kanë detyrime ndaj ujësjellësve. Ka një borxh varësie nga ujësjellësit nga energjia që kanë pezulluar punën e bashkive se nuk po mblidhen borxhet”.

Për arrogancën qeverisë, përgjegjëse bëri edhe opozitën e dobët.

“Vazhdojnë projekte luksi pa mbyllur ato aktualet. Është vit elektoral. Sillen në mënyrë arrogante nga mungesa e reagimit qytetar dhe konsiderojnë opozitën e dobët në këto momente”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos