Berisha: Shqipëria në rrezik. Protestë, protestë dhe vetëm protestë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 10:33 | Politikë
Berisha: Shqipëria në rrezik. Protestë, protestë dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat në hyrje të Parlamentit, deklaroi se “sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit dhe e vetmja rrugë është protesta".

“Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit. Mbrëmë, në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile, kryefjala ishte një dhe vetëm një: protestë. Qytetarët shqiptarë, duke nisur nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh; ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht të marrin në dorë fatin e tyre dhe vendit të tyre. Kjo protestë është në datën 7 korrik, në orën 19:00, në Tiranë. E gjithë Tirana do të protestojë ndaj qeverisë. Me vendosjen e monizmit, kushtetueshmëria e kësaj qeveria ka rënë në mënyrë përfundimtare, tha Berisha.

https://a2news.com/2022/06/22/berisha-njofton-daten-e-protestes/

“Kjo nuk është një protestë vetëm e PD-së, por edhe e shoqërisë civile. Rama do të largohet”, shtoi kreu i demokratëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/22/berisha-krijon-rezistencen-qytetare-per-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos