Berlusconi mbron mikun e tij Putin: Atë e shtynë në luftë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 15:45 | Bota
Berlusconi mbron mikun e tij Putin: Atë e shtynë në luftë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, mbrojti luftën e Vladimir Putin në Ukrainë, duke thënë se lideri i Rusisë është shtyrë drejt konfliktit.

85-vjeçari nënvizoi se trupat e Moskës kishin për qëllim të zëvendësonin qeverinë e Kievit me “njerëzit e duhur” dhe më pas të largoheshin.

Në emisionin “Porta a Porta”, pak para zgjedhjeve parlamentare, Berlusconi, një aleat prej kohësh i presidentit Putin, tha se atij nuk i lanë asnjë alternativë tjetër përveç se të niste një pushtim të kufizuar.

“Putin u nxit nga popullata ruse, nga partia dhe ministrat e tij për të shpikur këtë operacion special. Trupat duhej të hynin dhe të mbërrinin në Kiev, brenda një jave, të zëvendësonin qeverinë Zelensky dhe të ktheheshin pas, një javë më pas”, tha Berlusconi.

Ish-kryeministri italian shtoi se realiteti doli tjetër, për shkak të rezistencës së paparashikuar të ukrainasve, e cila më pas u mbajt në këmbë, falë armëve të të gjitha llojeve të dërguara nga Perëndimi.

Për fjalët e tij, ka pasur reagime të menjëhershme duke dënuar këtë qëndrim. Megjithatë, Berlusconi ka dhënë sqarime duke thënë se qëndrimi i tij është i qartë se agresioni kundër Ukrainës është i pajustifikueshëm dhe papranueshëm. “Forza Italia do të jetë gjithmonë në krah të Bashkimit Europian dhe NATO-s”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos