All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lëkundje tërmeti në veri të Italisë, regjistrohen disa goditje, pezullohet përkohësisht lëvizja e trenave

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 10:18 | Bota
Lëkundje tërmeti në veri të Italisë, regjistrohen disa
All - Paragraf - 1

Një tërmet me magnitudë 4,1 i shkallës rihter është regjistruar në orët e vona të së enjtes në Xhenova të Italisë, duke shkaktuar frikë te banorët. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.

Shumë qytetarë dolën në rrugë, ndërsa u pezullua përkohësisht lëvizja e trenave midis Genoa Brignole dhe Santa Margherita Ligure. Për fat të mirë, nuk ka pasur raportime për dëme materiale.

All - Paragraf - 3

“Isha në shtëpi dhe ndjeva një goditje të fortë. Gjithaçka filloi të lëkundet. Tërmeti shkaktoi shumë frikë, por fatmirësisht pa dëme dhe pa të lënduar. Jam i tronditur. Qytetarët po kthehen tashmë në banesat e tyre”, tha kryebashkiaku i Bargagli, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit.

Ndërkohë, gjatë së enjtes janë regjistruar edhe disa lëkundje më të lehta tërmeti në zonat e Marche dhe Modenese. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos