
E nisi shkrimtarinë në lëmin e poezive, pastaj me romanet, ndërsa këtë panair prezanton një vëllim me tri novela. Besnik Mustafaj i pagëzon ato me titullin “Fajtori”.
Kërkon të shpjegojë fatin e shqiptarit në kohë e destinacione të ndryshme, të lëvizë në të shkuarën e në Tiranën e sotme, në troje shqiptare e në Paris, ashtu si një ish-diplomat, që sigurisht e adhuron letërsinë.
Nën titullin fajtori, natyrshëm dyshimi si qëndron raporti i politikanit dhe shkrimtarit te Besnik Mustafaj, nuk mund të kalojë pa u cekur.Por, sërish, te ai fiton letërsia… (A2 Televizion)