Beteja për PD-në, Dervishi: Luftë më e egër se ajo ndaj qeverisë, në lojë fatet e opozitës

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 20:23 | Politikë
Beteja për PD-në, Dervishi: Luftë më e egër se ajo ndaj

“PD ndodhet në momentin më të vështirë të historisë së saj. Nuk ka qenë në të gjendje as në vitin 1997. Është një krizë shumëplanëshe që manifestohet tashmë në duelin për pushtet mes Bashës e Berishës. Beteja nuk është kaq e lehtë sa paraqitet. Në lojë janë fatet e opozitës së vendit. Realiteti është se brenda PD-së po zhvillohet një luftë më e egër se çka zhvilluar çdo pjesë e PD-së ndaj qeverisë”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin analisti Lutfi Dervishi, teksa u diskutua në lidhje me krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike. Ai theksoi se situata do të vijë duke u përkeqësuar, pavarësisht dy datave për mbajtjen e Kuvendit të PD.

“Kjo do të vijë duke u përkeqësuar deri në datën 11 apo 18, të cilat nuk janë data që zgjidhin krizën e PD-së, por janë data fillestare, është fillimi i fundit, por nuk është fundi i krizës së brendshme në PD. Kjo situatë nuk zgjidhet as në muajin dhjetor.

Nëse flasim në kuptimin e anëtarësisë, peshorja aktualisht anon nga zoti Berisha, nëse flasim në kuptimin e strukturave formale, grupi parlamentar, kryetarët e degëve të partisë, anon nga Basha. Por nuk është ky treguesi, pasi beteja bëhet për anëtarët, deputetët zgjidhen nga puna e anëtarëve të partisë”, u shpreh Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos