Betohet përpara Presidentit të Republikës gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 13:56 | Politikë

 U zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ceremonia e betimit e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin:

“Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

 Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Holta Zaçaj në detyrën e re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos