All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç: Ndryshimi strukturës politike, moment historik

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 16:46 | Ballkani
Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç: Ndryshimi
All - Paragraf - 1

“Do të jem një president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, politike apo fetare”.

Me ketë betim Jakov Millatoviç mori detyrën e Presidentit të ri Malit te zi. Ai e cilësoi këtë një moment duke theksuar se nuk do të devijojë nga drejtimi dhe angazhimet që Mali i Zi të jetë pjesë e BE, marrëdhëniet  e mira fqinjësore apo barazi të të gjithë qytetarëve.

All - Paragraf - 3

“Konteksti global është përcaktuar në masë të madhe nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Nuk do të ketë devijime nga drejtimet dhe përcaktimet tona strategjike, të cilat e përfshijnë Malin e Zi si pjesë të familjes euroatlantike. Mali i Zi i përket Evropës e cila është e bashkuar në shumëllojshmërinë e saj. Jemi të vetëdijshëm se ka obligime të mëdha dhe Mali i Zi ka vullnet dhe kapacitet politik për ta arritur këtë qëllim.”

Jakov Millatoviq, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviçit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet.

Ndryshimi i kreut të shtetit vjen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor.

All - Paragraf - 6

Ato u shpallën për shkak të krizës institucionale që ndaloi integrimet evropiane. Rreth 200 personalitete morën pjesë në ceremoninë e betimit, përfshirë liderë nga vendet fqinje, ambasadorë dhe i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos