Beyonce zbulon arsyen pse videoja e saj e famshme “Single Ladies” është bardhë e zi

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 10:47 | Showbiz

Të gjithë e mbajnë mend videon muzikore të suksesshme të Beyonce -s në vitin 2008, "Single Ladies". Pjesë e albumit “I am... Sasha Fierce”, ky videoklip dhe shumë të tjerë në të, u realizuan bardhë e zi, për një arsye shumë të veçantë.

Në një intervistë me Harper's Bazaar, Beyonce u shpreh:

"Mbaj mend që isha në një takim duke diskutuar mbi realizimin e klipit dhe albumit, dhe më thanë se pas një hulumtimi të bërë, rezultonte se fansave të mi nuk u pëlqen kur fotografia apo klipet e mia janë bardhë e zi. Ata më thanë se nuk do të shisja nëse albumi nuk do të ishte me ngjyra. Kjo ishte qesharake. Më mërziti fakti që një agjenci mund të diktonte atë që donin fansat e mi bazuar në një sondazh. Kë pyetën ata? Si është e mundur të përgjithësohen njerëzit kaq shumë? A janë të sakta këto studime? A janë ata të drejtë?"

"Isha e lodhur dhe e mërzitur me këto kompani, saqë gjithë projektin tim të ardhshëm e bazova në fotografinë bardhë e zi, përfshirë videot për "Single Ladies", "If I were a boy", dhe gati të gjithë albumin “I Am ... Sasha Fierce”, i cili rezultoi të ishte suksesi im më i madh komercial deri më sot”, u shpreh diva e muzikës botërore.

Sakaq, pas një pauze të gjatë në tregun muzikor, Beyonce ka bërë të ditur se së shpejti, do të rikthehet me projekte të reja muzikore.

“Pas gjithë izolimit gjatë vitit të kaluar, mendoj se ne të gjithë jemi gati për të udhëtuar, dashuruar dhe qeshur përsëri. Ndjej një rilindje që po vjen dhe dua të jem pjesë e kësaj faze. Unë kam qenë në studio për një vit e gjysmë duke regjistruar. Po, muzika po vjen! ” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos