
Guns N' Roses ka publikuar këngën e parë pas 13 vitesh "thatësirë".
Këtë javë, grupi legjendar hodhi në YouTube këngën e re me titull "Absurd", që pason albumin "Chinese Democracy" të vitit 2008.
Sipas revistës "Rolling Stone", bëhet fjalë për një version të ripunuar të këngës së vjetër të grupit, "Silkworm", por që nuk është publikuar kurrë zyrtarisht.
Aktualisht, Guns N' Roses po zhvillojnë një tur kocertesh në SHBA, që do të pasohet nga koncerte në Australi dhe Zelandën e Re. Në verën e vitit të ardhshëm, grupi do të nisë turin në Evropë. (A2 Televizion)