
“NATO është më e bashkuar se kurrë dhe me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës do të jetë edhe më e fortë”.
Kështu deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë ceremonisë së organizuar në Shtëpinë e Bardhë për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në Aleancën Atlantike të dy vendeve nordike.
"Suedia dhe Finlanda kanë institucione demokratike solide dhe të forta dhe forca të armatosura: ne jemi të sigurt se ata do të respektojnë standardet tona dhe do të kontribuojnë në sigurinë e popujve tanë," theksoi Biden. (A2 Televizion)