Biden i jep prioritet klimës, John Kerry emërohet zyrtar i lartë për krizën globale

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 16:13 | Bota
Biden i jep prioritet klimës, John Kerry emërohet zyrtar i lartë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, emëroi John Kerry-n si të dërguarin e posaçëm për klimën, duke theksuar përkushtimin e tij për të luftuar krizën globale, në kontrast me mungesën e lidershipit të Trump sa i përket kësaj çështjeje.

Kerry, i cili ka qenë sekretar i shtetit gjatë udhëheqjes Obama do të jetë zyrtar i lartë i kabinetit e do të ketë nje vend në Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Sipas ekipit të Biden për tranzicionin, kjo është hera e parë që Këshilli Kombëtar i Sigurisë përfshin një zyrtar dedikuar ndryshimeve klimatike, diçka që sugjeron angazhimin e presidentit të zgjedhur lidhur me çështjen.

Pas konfirmimit në këtë rol të martën, Kerri, tha se marrëveshja klimatike e Parisit, e firmosur prej tij gjatë presidencës së Obamas, nuk do të ishte e mjaftueshme për të frenuar ngrohjen globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos