
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainën, çdo ditë e më shumë, po duket e pashmangshme. Shpresat për një zgjidhje diplomatike të këtij tensione janë shumë të vogla tha në një konferencë të premten presidenti amerikan.
Joe Biden, në ndryshim nga deklaratat e tij të mëparshme, këtë herë ai u shpreh se kishte bindjen e plotë se Rusia kishte vendosur të pushtonte Ukrainën. Ai priste që forcat ruse të hyjnë në Ukrainë në ditët në vijim.
“Ne kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën në javën e ardhshme, në ditët në vijim”, tha presidenti Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të synonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Komentet e tij erdhën pas një telefonate me krerët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, tha Shtëpia e Bardhë.
Udhëheqësit u zotuan të vazhdojnë të ndjekin diplomacinë ndërsa përgatiten të imponojnë kosto të shpejta dhe të koordinuara ekonomike ndaj Rusisë nëse ajo zgjedh konflikt të mëtejshëm, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë pas thirrjes telefonike.
Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e krahut lindor të NATO-s, tha Shtëpia e Bardhë.
Administrata Biden ka thënë se një zgjidhje diplomatike mbetet e mundur nëse Rusia e zgjedh këtë opsion, por se Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë janë të përgatitur të marrin veprime të ashpra nëse Moska zgjedh të sulmojë. Ndërkohë, dyzet deri në pesëdhjetë për qind e trupave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën janë në "pozicione sulmi", tha të premten një zyrtar amerikan i mbrojtjes. (A2 Televizion)