Një “drag queen” në Ministrinë e Energjisë, polemika në SHBA

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 20:53 | Bota

Shpërthejnë polemikat në SHBA kundër administratës Biden pas vendimit më të fundit për të emëruar një “drag queen” në kabinetin qeveritar.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Sam Briton me dy mastera dhe më një eksperiencë të gjerë në fushën e mbetjeve bërthamore.

Përveç fushatave për eliminimin korrekt të skorjeve bërthamore, zv/sekretari i ri është dhe aktivist për të drejtat e komunitetit LBTGTQI.

Pavarësisht CV shumë të pasur, shumicës së amerikanëve nuk iu ka pëlqyer emërimi i Brinton në pozicionin e lartë në administratë, kjo edhe për shkak të fotove të shumta të publikuara në rrjetet e tij sociale ku ai shfaqet me këpucë me taka apo me buzëkuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos