
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se mirëpret një tjetër sfidë përballë Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024. Në një intervistë për një televizion izraelit, Biden gjithashtu kritikoi Trump për prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
“Nuk bëj parashikime, por nuk do të më vinte keq”, tha Biden për “Keshet 12”. Megjithatë, ai shtoi se shpresonte që Partia Republikane të kthehej në një pozicion më normal dhe larg ideve të Trump. “Është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë, nuk kam përfunduar ende gjysmën e mandatit”, shtoi Biden.
Trump nuk e ka shpallur ende zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë, por shpesh gjatë tubimeve politike e ka nënkuptuar një gjë të tillë. Ai gëzon ende mbështetje mes republikanëve dhe në zgjedhje lokale dhe federale.
Ai e quajti “gabim trashanik” tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshje bërthamore me Iranin dhe tha se kjo ka bërë që Republika Islamike të jetë më parë pasjes së armëve bërthamore. “Gjëja më e keqe sesa Irani, është Irani me armë bërthamore”, tha Biden. Gjatë vizitës në Izrael, ai kritikoi qasjen e Trump për rajonin. “Shumë menduan se ne po largoheshim nga Lindja e Mesme dhe se boshllëkun do ta mbushte Kina ose Rusia, nuk mund ta lëmë këtë të ndodhë”, tha Biden. (A2 Televizion)