Biden takohet me Johnson, dakordësohen për forcim të partneritetit

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 11:37 | Bota
Biden takohet me Johnson, dakordësohen për forcim të

Debutimin në skenën botërore, presidenti amerikan Joe Biden e nisi me takimin e parë kokë më kokë me kryeministrin Boris Johnson, të cilin dikur e ka quajtur klon të Trumpit.

 “Kemi diçka të përbashkët, te dy jemi martuar me gra të shtresave më të larta”, tha Biden. “Nuk jam kundër, nuk do ta kundërshtoj presidentin lidhur me këtë, madje për asgjë tjetër mendoj”, iu përgjigj me shaka kryeministri britanik.  

Dy udhëheqësit u zotuan për thellimin dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe nënshkruan një version të përditësuar të Kartës së Atlantikut, që parashikon bashkëpunim në përballjen me sfidat e mëdha që kërcënojnë planetin nga Covid, ndryshimi i klimës dhe ruajtja e sigurisë globale.

Ata u dakordësuan për heqjen e kufizimeve në udhëtime mes SHBA dhe Britanisë, ndërsa nuk mungoi edhe njoftimi i paralajmëruar i Biden për vaksinat.

https://a2news.com/2021/05/29/do-prese-biden-dhe-johnson-hoteli-ku-do-mbahet-samiti-i-g7-duket-si-kantier-ndertimi/

Shtetet e Bashkuara do të dhurojë gjysmë milion doza vaksinash pa asnjë interes. Donacionet nuk përfshijnë presione për ndere apo lëshime të mundshme. Amerika do të jetë arsenal i vaksinave ashtu siç ishte arsenal i demokracisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Biden, i cili është krenar për trashëgiminë irlandeze, ishte i shqetësuar se negociatat e vështira mes Brukselit dhe Londrës do të minonin marrëveshjen e paqes që i dha fund gjakderdhjes në Irlandën e Veriut. Por edhe lidhur me çështjen, liderët thanë së ishin të njëjtën linjë.  Johnson e përshkroi dëshirën e Bidenit për të punuar me Britaninë për një sërë çështjesh si “thithje të ajrit të pastër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos