Bie nga shkëmbi, humb jetën ambasadori serb në Portugali, ish-këshilltar i Vuçiç

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 18:27 | Bota
Bie nga shkëmbi, humb jetën ambasadori serb në Portugali,

Ambasadori serb në Portugali humbi jetën në qytetin bregdetar të Cascais pranë Lisbonës pasi ra nga një shkëmb pranë detit.

Ekipet e ndihmës së shpejtë bëjnë me dije se e gjetën ambasadorin Oliver Antiç në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shkaqet e këtij aksidenti apo mënyra sesi ai ka rënë janë ende të paqarta.

Ambasadori Antiç, 72 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të goditjeve të mëdha që kishte marrë.

I lindur në Beograd, Antiç studioi për drejtësi dhe në vitin 1975 punoi si profesor në universitet. Mes të tjerash, ai ka punuar dhe si këshilltar i presidentit serb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos