Bie zjarr në konviktin e një shkolle të mesme, 20 viktima

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 11:53 | Bota
Bie zjarr në konviktin e një shkolle të mesme, 20 viktima

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një zjarri në një konvikt në Guyana, Amerika e Jugut.

Lajmin e bënë të ditur zyrtarët në vend të hënën.

“Me shumë dhimbje ju njoftojmë për një zjarr në konviktin e shkollës Mahdia. Kemi humbur shumë shpirtra të bukur në atë zjarr. Aktualisht, bilanci i vdekjeve është 20, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Informacionit Publik.

Në deklaratë nuk sqarohej nëse viktimat ishin studentë, mësues apo anëtarë të stafit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos