Bilanc i zi në Greqi, mbi 8000 të infektuar në 24 orë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 07:50 | Bota
Bilanc i zi në Greqi, mbi 8000 të infektuar në 24 orë

Greqia ka shënuar në 24 orët e fundit një nga ditët më të vështira në këto muaj të gjatë pandemie nga koronavirusi.

Sipas raportimeve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, u regjistruan 8129 të infektuar të rinj me Covid-19, një nga shifrat më të larta.

80 persona të tjerë humbën jetën, për ta çuar në 17 mijë bilancin e fataliteteve në vendin fqinj që nga nisja e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos