
Maqedonia e Veriut shënon një ditë tjetër tragjike në pandeminë koronavirus. Pas një përmirësimi të lehtë, shifrat u rritën ndjeshëm. 5 pacientë humbën jetën dhe 175 raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit.
Shkupi është shndërruar në një vatër përhapjeje pasi raportoi 131 të infektuar në ditën e fundit. Që prej shpërthimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar më shumë se 3500 të prekur nga Covid-19 dhe 169 viktima.
Përtej shpërthimit të ri të virusit pandemik, partitë politike dhe qeveria e përkohshme janë të fokusuara më shumë te mbajtja e zgjedhjeve dhe caktimi i datës për votim. Por ekspertët e shëndetësisë kërkuan ditë më parë rikthimin e kufizimeve, e cila u refuzua nga qeveria. (A2 Televizion)