Bilanci ditor i të infektuarve me Covid, 3 qarqe pa raste aktive

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 16:53 | Aktualitet
Bilanci ditor i të infektuarve me Covid, 3 qarqe pa raste aktive

Vijon të jetë në përmirësim situata nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë, ku tashmë prej muajsh infektimet ditore qëndrojnë në nivele të ulëta.

Kështu, në 24 orët e fundit nga 423 testime të kryera, 11 rezultuan pozitive, ndërkohë që nuk ka humbje jete.

Të dhënat e fundit tregojnë se tashmë në 3 qarqe të vendit, Korçë, Elbasan dhe Lezhë nuk raportohet asnjë rast i ri me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë

25 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 423 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                11

Të shëruar në 24 orë             14

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       423

Testime totale                   2,007,915

Raste pozitive                      332,202

Raste të shëruara                  328,433

Raste Aktive                             175

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    147

Fier                           9

Gjirokastër                8

Vlorë                         3

Berat                           3

Shkodër                 2

Durrës                     1

Kukës.                      1

Dibër.                        1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos