
Rriten ndjeshëm shifrat e të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 758 raste të reja me koronavirus nga 2562 testime të kryera. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup, i ndjekur nga Prilepi dhe Kumanova.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 26 pacientë. Lajm i mirë është së 944 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa në vend mbeten afro 21 mijë raste aktive.
Deri më tani në vendin fqinj janë prekur mbi 79 mijë persona, janë shëruar mbi 56 mijë, ndërsa janë shënuar 2340 fatalitete. (A2 Televizion)