E bllokoi për negociatat, por Bullgaria do t’i japë vaksinat e para Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 22:20 | Ballkani
E bllokoi për negociatat, por Bullgaria do t’i japë vaksinat e

Bullgaria ishte vendi që bllokoi negociatat për Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor, por për çështjen e pandemisë po tregon që është një fqinj i mirë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë një deklarate për shtyp pas takimit në Sofje, bëri me dije se Maqedonia e Veriut do t’i marrë dozat e para të vaksinës antiCovid falas nga Bullgaria.

“Për dozat do të mësojmë në periudhën që vijon. Besoj se sasia e parë te ne do të mbërrijë në janar, edhe pse se situata nuk është vetëm në dorën e tyre dhe absolutisht i kuptoj që presioni nga vendet e gjithë botës është i madh”, tha Filipçe.

Sipas ministrit bullgar të Shëndetësisë, Kostadin Angelov, fillimisht në Bullgari do të mbërrijnë vaksinat e Pfizer/BioNTech, pastaj ato Moderna dhe AstraZeneca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos