
Bilanci i sotëm ndaj COVID-19 në Itali tregon një rritje të viktimave, që janë 11, ndërkohë që ditën e djeshme ishin pesë.
Në rritje edhe numri i të infektuarve, 212 kundër 170 të bilancit të mëparshëm, ku ndikon gjithsesi një numër më i madh testimesh.
Lombardia, rajoni më i goditur nga epidemia në vendin fqinj, pas 4 ditësh qetësie i rikthehet viktimave, ndërkohë që shtohen edhe rastet, 54.
Në Itali personat pozitivë në këtë moment janë 12.609, ku prej tyre 40 janë në terapi intensive dhe 749 ndodhen të shtruar në spital, ndërkohë që janë 11.820 personat në vetizolim shtëpiak.
Viktimat nga fillimi i pandemisë në Itali shkojnë në 35.123. (A2 Televizion)