Bolsonaro sfidon sërish rregullat, presidenti i Brazilit heq maskën dhe takon mbështetësit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 11:47 | Bota
Bolsonaro sfidon sërish rregullat, presidenti i Brazilit heq maskën

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vijon të sfidojë rregullat e këshilluara për të luftuar përhapjen e pandemisë.

Kreu i shtetit hoqi maskën, teksa përshëndeti mbështetësit e tij në Brazilia, disa ditë pasi u shërua nga Covid-19, infeksion i cili, sipas tij, nuk i solli ndikim serioz shëndetësor.

Në fillim të këtij muaji, Bolsonaro rezultoi pozitiv dhe u vetëkarantinua në rezidencën e tij. Këtë të shtunë, lideri i ekstremit të djathtë njoftoi se e mposhti virusin.

Ndërkohë, Brazili renditet si vendi i dytë më i prekur në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Bolsonaro është kritikuar shpesh për keqmenaxhimin e pandemisë. Ky shtet numëron më shumë se 2,4 milionë të infektuar dhe 87 mijë viktima. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/09/hoqi-masken-ne-konference-gazetaret-padisin-bolsonaron-krim-ndaj-shendetit-publik/
https://a2news.com/2020/07/24/pozitiv-edhe-ne-tamponin-e-trete-presidenti-del-ne-rruge-me-motor-jam-mire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos