Bilanci i turizmit, vijnë të huajt, largohen shqiptarët

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 21:26 | Aktualitet

Gushti ka qenë muaji më i mirë për turizmin në vend përgjatë gjithë vitit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se këtë muaj numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri kapërceu 1.5 milionë, me rritje 6.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritje vjetore shënohet edhe si periudhë 8 mujore, me rreth 10.8%. Ndërsa nga shifrat duket një panoramë pozitive e turizmit, për t’u theksuar është edhe fakti i daljes së një numri të madh shqiptarësh jashtë vendit, përfshi këtu për qëllime turizmi. Sipas statistikave, në gusht kanë dalë jashtë vendit mbi 720 mijë shqiptarë, ose 5.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo tendencë është në rritje edhe si periudhë 8 mujore, me rreth 9.8%. Faktori ekonomik është ai që bëhet përcaktues në zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar. Shumica e tyre kanë pushuar në vend, pasi shpenzojnë më pak. Për të diskutuar mbi këtë çështje ishte sot i ftuar Kliton Gërxhani, kryetar i tur-operatorëve shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos