Ambasada amerikane ka reaguar mbrëmjen e të shtunës për protestat që janë zhvilliar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
"Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi", thuhet në reagim.
Prej 5 ditësh, protesta e studentëve është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë. Dita e shtunë ishte edhe më e dhunshmja, ku nuk munguan lëndimet e rënda. Deri tani, dhjetëra persona janë arrestuar. (A2 Televizion)