Policia ka nisur ndjekjen e studentëve në disa zona të Tiranës, pas shpërndarjes së protestës.
Efektivët kanë arritur të bëjnë disa shoqërime, shkruan A2.
Në një rast, një nga të rinjtë u ndje keq në momentin e ndalimit. Ai u tha efektivëve se nuk ishte protestues dhe humbi ndjenjat. (A2 Televizion)