
Mjeku Ermal Pashaj dënoi sjelljen e policisë ndaj protestuesve, duke u shprehur se edhe nëse ata janë vandalë, janë të rinj dhe shqiptarë.
“Unë e kam dënuar dhunën, por pashë që kryeministri pati narrativë propagandistike, duke thënë nëpër video “çfarë t’i bëjmë këtyre vandalëve”. Unë kam qenë në disa situata ku kemi tentuar të ndalojmë protestues të bëjnë veprime të dhunshme. Nuk e di çfarë janë ata, mund ta pranojmë të gjithë narrativën e kryeministrit që ata ishin vandalë, por ishin të rinj në radhë të parë. Flisnin shqip”, tha Pashaj në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.
“Qeverisja i është qasur situatës kilometra larg asaj që është nevoja reale. Ditën e parë, studentët kanë qenë të qetë për dy orë, ndërsa policia ushtroi dhunë barbare, duke ndezur turmën. Po kjo qeverisje, ka nxjerrë më parë police femra para protestuesve. Në momentin kur kanë 4 muaj protestuesit që arrestohen dhe i vë përpara një armatë policësh, ndodhin këto gjëra. Policët pa asnjë lloj prove po arrestojnë tani njerëz në rrugë. Nga dita në ditë shikoj eksalim nga ana e policisë”, shtoi Pashaj. (A2 Televizion)