Bild: Shqipëria drejt kaosit total

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 18:09 | Aktualitet

“Shqipëria po rrëshqet drejt kaosit total dhe tani po konsiderohet si republikë e drogës, thënë ndryshe Kolumbia e Europës”. Me këtë koment, media gjermane “Bild” ka shoqëruar audio-përgjimet e publikuara këtë të hënë.

Bild vazhdon duke kritikuar Prokurorinë shqiptare në shkrimin e saj. “Shqipëria është shndërruar në një republikë mafioze, ku klanet kriminale sundojnë jetën politike dhe publike. Korrupsioni është një gjë normale, gjithashtu dhe blerja e votës”, thekson media gjermane duke shtuar se në bazë të përgjimeve kryeministri Rama ishte në dijeni dhe pjesë e manipulimit zgjedhor.

Ndër të tjera Bild shkruan se Shqipëria rrezikon të kthehet në një kërcënim për Ballkanin e paqëndrueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos