
Në përgjimet e reja të publikuara ditën e sotme nga e përditshmja gjermane “Bild” shfaqet edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili komunikon me drejtorin e drejtorisë rajonale arsimore, Dibër, Drini Gjeci.
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi
Drini Gjeci: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam
Drini Gjeci: Si kalove?
Pjerin Ndreu: Bëji një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës të deklarojë voton hapur se ato “sms” që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Të deklarojë votën hapur për PS-në.
Drini Gjeci: Flas unë me atë.
Pjerin Ndreu: Të deklarojë votën hapur ose të gjejë vend e të futet. (A2 Televizion)