Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping pritet të zhvillojnë një takim të përbashkët historik javën e ardhshme në Kinë, në kuadër të samitit të APEC-ut në qytetin Shenzhen, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Sipas zëdhënëses Olivia Wales, presidenti amerikan synon të diskutojë me dy liderët e tjerë, ndër të tjera, reduktimin e armëve bërthamore në nivel global, ndërsa në tryezë mund të jetë edhe situata në Iran, por jo lufta në Ukrainë.
Takimi do të zhvillohet në një moment delikat për sigurinë ndërkombëtare, pasi në shkurt skadoi traktati i kontrollit të armëve bërthamore mes Uashingtonit dhe Moskës, duke lënë arsenalet më të mëdha bërthamore të botës pa kufizime të rëndësishme.
Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan ka bërë të ditur se nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete nga bisedimet, ndërsa Moska dhe Pekini ende nuk kanë komentuar zyrtarisht njoftimin. (A2 Televizion)